Gjendet i vdekur një person brenda një veture në Kaçanik

Një person është gjetur pa shenja jete në një veturë në Kaçanik.
Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S., (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me një ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete”, tha Veseli për Shqip.com.
Gjithashtu, sipas tij, policia ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për rastin.
/Shqip.com