Gjendet i vdekur një burrë në Prizren, Policia heton rastin
Publikuar:
(20.03.2023 10:24:52)

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në Prizren.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, njoftohet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Kurse, rasti është duke u hetuar.
/Shqip.com