Gjendet i vdekur një 85-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri
Publikuar:
(21.04.2022 22:09:19)

Një 85-vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.
Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti tha se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacion Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçar”, tha Zahiti.
Ai shtoi se njësitë relevante policore dhe ekipi mjeksor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Shqip.com