Gjendet i vdekur një 66-vjeçar në Prishtinë, policia nis hetimet
Publikuar:
(12.12.2021 16:15:28)

Një burrë është gjetur pa shenja jete pasditen e së dielës në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç, është pa shenja jete”, ka deklaruar ajo.
Më tej, Ahmeti ka deklaruar se Policia ka nisur hetimet në lidhje me zbardhjen e rastit./Shqip.com