Lajme

Gjendet i vdekur në veturën e tij

Foto e ilustruar

Një person është gjetur i vdekur në veturën e tij në Rahovec të premten, njofton Shqip.com.

Sipas policisë, rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

“Rahovec 09.07.2021-09:15.  Është raportuar se viktima mashkull kosovar në veturën e tij është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore./Shqip.com