Gjendet i vdekur në trotuar një burrë në Podujevë
Publikuar:
(31.12.2022 11:56:03)

Një burrë ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi ka gjetur një person të shtrirë në trotuar.
Sipas PK-së, viktima ka qenë pa shenja jete dhe familjarët kanë thënë se ka vuajtur nga sëmundjet e zemrës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Tutje, PK-ja ka njoftuar se në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve.
/Shqip.com