Gjendet i vdekur në rrethana misterioze edhe një ish-komandant rus

Një ish-komandant rus i forcave ajrore është gjetur i vdekur afër gruas së tij, në rrethana misterioze.
Gjenerali Vladimir Svirivod 68-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 72-vjeçare kanë vdekur një javë para se trupat e tyre të gjendeshin.
Piloti i pensionuar e kishte kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin për drejtimin e një force ajrore të “rangut të tretë”, duke paralajmëruar se oficerët e lartë po largoheshin nga forca për shkak të kushteve të rënda dhe pagave të ulëta.
Autoritetet ruse kanë thënë se aktualisht nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.
Gjenerali dhe bashkëshortja e tij janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Adzhievsky në rajonin e Stavropolit.
Ai ishte nderuar vazhdimisht. Sviridov e kishte përfunduar karrierën e tij si pilot në moshën 54-vjeçare pasi kishte bërë një mori komentesh për forcat e armatosura ruse.
Rusia është ballafaquar me vdekje të dyshimta që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
/Shqip.com