Gjendet i vdekur gjenerali rus, kishte udhëhequr pushtimin e Ukrainës

Gjenerali rus, Gennady Zhidko, 58 vjeç, është gjetur i vdekur dje (e mërkure). Lajmi është bërë i ditur nga media ruse, Readovka.
Sipas Daily Mail, ai është njeriu që udhëhoqi ofensivën ruse për pushtimin e Ukrainës si komandant i Grupit Jugor të Forcave ruse, ndërsa në tetor të vitit të kaluar ai u shkarkua dhe vendin e tij e mori Sergei ‘Armageddon’ Surovikin.
58-vjeçari shërbeu edhe si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura Ruse në Siri në vitin 2016 dhe në vitin 2018 u emërua Komandant i Qarkut Ushtarak Lindor.
Gjeneralit Zhidko iu dha edhe titulli më i lartë “Hero i Rusisë”, ndërsa ishte për një periudhë kohe edhe zëvendësministër i Mbrojtjes në vitin 2021.
Vdekja e Gennady Zhidko është konfirmuar edhe nga guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyarev, por nuk dha asnjë detaj më tepër.
/Shqip.com