Gjendet i vdekur burri në Istog, policia nis hetimet
Publikuar:
(15.01.2023 09:14:24)

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Banjë të Istogut.
Për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh në të cilin thuhet se vdekja e viktimës është duke u hetuar.
“Banjë, Istog 14.01.2023 – 07:40. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku”.
Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
/Shqip.com