Gjendet i mbytur në det një person në Vlorë
Publikuar:
(24.08.2022 13:18:10)

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det, pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Siç raporton A2 CNN, mësohet se viktima është D.L 71 vjeç, banues në Fier.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Vlorës.

Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta andaj një hetim është nisur për këtë çështje.
Numri i personave të mbytur në det në Shqipëri ka shënuar rritje këtë sezon, vetëm dy ditë më parë u raportua për tre të vdekur në det./Shqip.com