Gjendet e vdekur një punëtore e KEDS-it në vendin e punës në Gjilan
Publikuar:
(04.10.2022 15:45:08)

Një punëtore e Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës në Gjilan.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili tha se shenjat janë qe ka qenë natyrore vdekja e saj
“Po, ka ndodhur rasti. Shenjat janë që ka qenë natyrore, por ne i kemi ftuar organet kompetente ekipet mjekësore dhe mjekësinë ligjore”, tha Buzhala.
Sipas Buzhalës, viktima ishte gjetur nga një kolege e saj./Shqip.com
/Shqip.com