Lajme

Gjenden trupat e babë e bir në Malësi të Madhe

Pas shumë kërkimesh, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir në Malësinë e Madhe, pasi makina me të cilën udhëtonin e mori para rrjedha e përroit në Bogë.

“Pas 16 orësh kërkime, trupat e tyre u gjetën në gjatësinë e përroit, në Bogë. Bëhet fjalë për shtetasit Pjetër Rushaj, 48 vjeç dhe Jason Rushaj, 18 vjeç. Fatmirësisht dje u arrit të shpëtohej vajza e familjes, falë dhe ndërhyrjes së një banori të zonës”, raporton Balkanweb.

“Janë gjetur trupat e babë e bir që humbën jetën ditën e djeshme teksa rrjedha i përroi i ka marrë përpara. Në automjet ka qenë edhe vajza, por fatmirësisht ka shpëtuar ditën e djeshme”, ka thënë Senad Nikshiqi.

/Shqip.com