Lajme

Gjenden të vdekur dy burra në Prizren dhe Gjakovë

Shiriti i policisë
Shiriti i policisë

Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve të dyshimta të ndodhura më 1 korrik 2024, në qytetin e Prizrenit dhe Gjakovës.

Në Prizren, një viktimë mashkull kosovar u gjet pa shenja jete në banesën e tij në rrugën Shotë Galica, rreth orës 12:30.

Në vendngjarje mbërritën njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor, të cilët konfirmuan vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Në një tjetër rast, në Gjakovë, një tjetër viktimë mashkull kosovar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën Albesian Mataj, rreth orës 08:10.

Viktima u gjet nga dy dëshmitarë meshkuj kosovarë.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.

/Shqip.com