Lajme

Gjenden nëntë granata dore në Prizren, njëra shpërthen e të tjerat tërhiqen nga FSK-ja

Ilustrim

Nëntë granata dore janë gjetur në Prizren të dielën e 30 janarit.

Pas marrjes së informacionit, policia njofton se ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa ka ftuar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës për dëminim të merren me rastin.

“Prizren 30.01.2022 – 08:50. Njësitet policore pas pranimit të informatës nga dëshmitari mashkull kosovar për mjete të dyshuara të pashpërthyera, kanë dalë në vendin e ngjarjes në të cilin dyshohet se janë nëntë (9) mjete të pashpërthyera, granata dore”.

Në njoftim bëhet e ditur se FSK-ja njërën nga granatat e ka shpërthyer në mënyrë të kontrolluar, ndërsa tetë të tjerat i ka tërhequr për trajtim të mëtejmë.

“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim, në vendin e ngjarjes ka bërë shpërthimin e një granate në mënyrë të kontrolluar ndërsa tetë (8) të tjera i kanë tërhequr në mënyrë të sigurt për trajtimin të mëtejshëm”./SHQIP.com