Gjenden mbetje mortore në Prizren, dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë

Janë gjetur mbetje mortore në Prizren të cilat dyshohet se i takojnë luftës së fundit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se mbetjet mortore janë gjetur në rrugën Shefqet Berisha, gjatë ditës së shtune,
“Punëtorët e Eko Regjionit, gjatë gërmimit për të hapur një varr në varrezat myslimane në qytetin e Prizrenit, kanë hasur në mbetje mortore të një kufome e cila ishte e mbështjellë me rroba si dhe një batanije. Dyshohet se mbetjet mortore i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

PK ndër të tjera ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Ndërsa, tërheqja e mbetjeve mortore është bërë nga njësia e krimeve te luftës./Shqip.com