Lajme Botë

Gjenden eshtrat e dhjetëra etiopiasëve në Malavi, dyshohet se u mbytën

Hetuesit dhe veprimtarët në Malavi thonë dhjetëra etiopas që eshtrat tyre u gjetën në varre masive në Malavinë veriore dyshohet të jenë mbytur.

Siç raporton The Guardian, tragjedia besohet të ketë ndodhur nga një mori incidentesh që përshkruanin rrugët ilegale të kalimit në  Afrikën e jugut.

29 trupat u gjetën në dy varreza në rezervatin e largët pyjor Mtangatanga në distriktin verior të Mzimbas muajin e kaluar. Këto tani janë identifikuar si mbetjet e emigrantëve të moshës nga 25 deri në 40 vjeç që synonin të emigronin nga Etiopia.

Krahasuar me gjendjen e vështirë të emigrantëve dhe refugjatëve në Mesdhe ose shkretëtirat  e Afrikës veriore, rreziqet me të cilat përballen ata që lëvizin brenda kontinentit marrin vëmendje të kufizuar.

Veprimtarët kanë frikë se numri i vërtetë i të vdekurve në rrugën jugore është shumë më i madh se ç’mendohej tani.

Në një raport i IOM vuri në dukje se ata që udhëtonin në rrugën jugore ndeshën me përvoja të ashpra duke përfshirë dhunën, shfrytëzimin, abuzimin dhe një mungesë të ashpër të aksesit ndaj nevojave dhe shërbimeve bazë.

Policia në Mozambik javën e kaluar gjeti pothuajse 100 vetë të fshehur në një tanker bosh.

Zyrtarët lokalë u thanë gazetarëve se burrat dhe 10 gratë kishin rënë dakord të paguanin 2,500 Rand (£110) për shoferin që do t’i qonin  në Afrikën e Jugut.

Dy vjet më parë, autoritetet e emigracionit në Mozambik zbuluan mbetjet e 64 burrave etiopianë që ishin mbytur në një kontinier në pjesën e pasme të një kamioni që besohet se udhëtonte nga Malavia në Zimbabve.

Disa nga dëshmitarët e njërit nga rastet e ndodhura tregojnë se konteinerët e transportit ishin mënyra më e rrezikshme për emigrantë.

“Mënyra se si i transportojnë dhe i ushqejnë, ata mund t’u japin vetëm bukë dhe disa perime. Herën e fundit, dy njerëz vdiqën për shkak të mungesës së ushqimit. Ata erdhën në Dzeleka me një grup prej rreth 40 vetësh dhe dy vetë u larguan. Shefat na paguan që t’i varrosim. Ata transportoheshin natën dhe ne i varrosnim natën”, tha ai për Guardian.

Ka njoftime në rritje për rrëmbime të atyre që transportohen, të cilët lirohen vetëm pasi familjet paguajnë shpërblesë të konsiderueshme për trafikantët.

Rrëmbimet shpesh ndodhin menjëherë pasi njerëzit janë kontrabanduar përtej kufirit të shtetit të tyre

Raporti i IOM gjeti se rreth 51,000 emigrantë etiopianë kishin humbur që nga viti 2016. Sipas statistikave zyrtare, 4,265 vdekje dhe 1,707 zhdukje.

/Shqip.com