Gjeloshaj: Kosova ka merita të mëdha që Tuzi u bë komunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, ka qëndruar në Tuz, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nik Gjeloshaj.
Kreu i kësaj komune ka thënë se presidentja Osmani u njoftua me situatën aktuale politike në vend, por jo vetëm.
Ajo u njoh edhe me projektet zhvillimore që Komuna ka realizuar vitet e fundit, sidomos në fushën e biznesit, ku bashkëpunimi midis Kosovës dhe Tuzit është bërë edhe më i fortë me hapjen e fabrikës së çipsit, të cilën presidentja Osmani edhe e vizitoi.
“Natyrisht që udhëheqjen tuaj këtu e shohim si një sukses të jashtëzakonshëm, për shkak se pas shumë vitesh është arritur që Komuna e Tuzit të jetë komunë në vete dhe në të njëjtën kohë e shohim një punë të mrekullueshme të bërë gjatë kësaj periudhe në dobi të të gjithë qytetarëve. Po ashtu e shohim edhe sukses të njerëzve që janë shkolluar në Republikën e Kosovës”, ka thënë kreu i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Ai ka deklaruar se bashkëpunimi mes Tuzit dhe Kosovës, do të jetë edhe më i fort në vitet në vijim.
Teksa uroi kryetarin për transformimin që po i bën qytetit e sidomos për sjelljen e investitorëve të rinj, presidentja shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim ndërshtetërorë për çështjet në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
/Shqip.com