Lajme

Gjatë vitit 2021 mbi një mijë e 500 shtatzëna u larguan nga puna

Klinika Gjinekologjike Obstetrike - SHSKUK

Rreth një mijë e 550 gra shtatzëna i është ndërprerë marrëdhënia e punës në sektorin privat.

Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Alaj, ku sipas saj më së shumti po diskriminohen gratë shtatzëna.

Gjatë ditës janë takuar Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione është takuar me përfaqësuesit e Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me çështjen e moszbatueshmërisë së Ligjit për Mbrojtje dhe Diskriminim.

Duda Balje, kryetare në këtë komision ka thënë se se ligji nuk është duke u implementuar në tërësi, duke shtuar se mbi 90 përqind e grave ngacmohen seksualisht në punë./Shqip.com