Lajme

Gjashtë të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Ambulanca për COVID-19

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është shënuar edhe këtë të enjte në Kosovë, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus gjatë brenda 24 orëve të fundit në vend.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 427 mostra të marra për testim.

Ndërkaq, 21 qytetarë të tjerë të infektuar deri më tani, janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 504, ndërsa rastet aktive kanë rënë në 429.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës. Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com