Sport Ndërkombëtar

Gjashtë gola, asnjë fitues, mbyllet “drama” në Premierligë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola

Tifozët e pranishëm në “St. James’ Park” kanë pasur fatin ta shohin një spektakël – futbolli.

Newcastle United dhe Manchester City kanë barazuar 3-3 në një nga ndeshjet më të bukura të këtij sezoni – në Premierligë.

Mysafirët e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi me anë të Gundogan – pas vetëm gjashtë minutave.

Por, vendasit u përgjigjen në minutën e 18-të më Almiron.

Por, bardhezinjtë dukeshin të “uritur” dhe shënuan edhe dy herë.

https://twitter.com/CpasEvannn/status/1561394258740903937?s=20&t=tXZbru0Ho3SuWz9NRtcKlw

Fillimisht, Wilson në minutën e 39-të për 2-1, e më pas Trippier e tundi rrjetën nga gjuajtja e lirë dhe festa shpërtheu në taborin vendas.

Ama, City nuk u dorëzua.

Erliing Haaland e ngushoi rezultatin – në minutën e 61-të, ndërsa Bernardo Silva i barazoi shifrat – tre minuta më pas.

Deri në fund të takimit – gola nuk pati më dhe të dyja ekipet arkëtuan nga një pikë.

Deri më tani, City ka shtatë pikë të grumbulluara dhe gjendet në vendin e dytë në tabelë.

Teksa, Newcaslte me dy më pak – gjendet në pozitën e gjashtë./Shqip.com