Gjashtë efektet pozitive të drithërave

Drithërat e plota ofrojnë një paketë të plotë me përfitime shëndetësore, në ndryshim nga drithërat e përpunuara, të cilave u hiqen lëndë ushqyese gjatë procesit të përpunimit dhe studimet tregojnë se konsumi i tyre lidhet me probleme shëndetësore si mbipesha dhe inflamacioni.
Nga ana tjetër, ngrënia e drithërave të plota shoqërohet me përfitime të ndryshme, duke përfshirë një rrezik më të ulët të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut.
Konsumi i drithërave si amaranthi, orizi ngjyrë kafe, bullguri, tërshëra, kuinoa, kanë dhe një sërë përfitimesh.
– Janë të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra
– Ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës
– Ulin rrezikun e goditjes në tru
– Ulin rrezikun nga obeziteti
– Ulin rrezikun e diabetit të tipit 2
– Ndihmon në sistemin tretës
/Shqip.com