Sport Shqiptar

Giresse: Kur lojtarët na mbyllin derën – ne nuk merremi me ta

Alain Giresse

I pari i Përfaqësues së Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur një konferencë për shtyp – para ndeshjeve të shtatorit.

I drejtëpërdrejtë u tregua me futbollistët – të cilët kanë refuzuar të luajnë për fanellën e Dardanëve.

Ai potencoi se “kur lojtarët na mbyllin derën – ne nuk merremi me ta”.

Teksa, tregoi edhe për problemet me lëndime që ka pasur.

“Lista fillestare që kemi pasur ka shkuar në 27 lojtar dhe më pas është reduktuar për shkak të lëndimeve. Pas ndeshjes së barazhit që ai e zhvilloi me St.Pauli e kam kontaktuar menjëherë – prandaj e kam ftuar, nuk kam pasur ndonjë problem në këtë aspekt”.

Selektori – po ashtu foli edhe për situatën e Leart Paqaradës – i cili u ftua pas shumë kohësh – por do të mungojë për shkak të lëndimit.

“Kam pasur disa herë bisedime me Leart Paqaradën – kjo nuk është hera e vetme. Pas ndeshjes së barazhit që ai e zhvilloi me St.Pauli e kam kontaktuar menjëherë – prandaj e kam ftuar, nuk kam pasur ndonjë problem në këtë aspekt”.

Giresse – ka ftuar edhe disa emra të rinjë në këtë listë – për të cilët potencoi “lojtarët e rinjë nuk po i nënqmojmë. Varet nga rrethanat, por nuk janë këtu vetëm sa për ta plotësuar listën. Do të ketë miqësore dhe do ta shohim nivelin e tyre”.

Ndeshjen e parë – Kosova e zhvillon në udhëtim te Irlanda e Veriut, me 24 shtator – me fillim nga ora 18:00.
Teksa – tre ditë më pas – do të përballet me Qipron – në ora 24:45, në stadiumin “Fadl Vokrri”./Shqip.com