Giresse komenton vendimin e Kurtulus që e la Kosovën për Suedinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse njoftoi sot se nga lista e tij lojtarëve e publikuar para pak ditësh për ndeshjet e qershorit, do të ketë një mungesë.
Është Edvin Kurtulus që sdo të jetë pjesë e stërvitjeve me Dardanët. Në fakt, ai nuk do të përfaqësojë Kosovën më, pasi ka zgjedhur Suedinë.
Tekniku francez komentoi rreth vendimit të tij duke thënë se zgjedhja mbetet e lojtarëve.
“Jam i zhgënjyer, por s’mund të shkoj në Suedi dhe ta thërras atë. Fakti që ne e kemi ftuar të luajë për Kosovën nuk do të thotë se do të kishte minutazh. I kam bisedat, ai ishte i kënaqur për vendimin që e ka marrë për të luajtur me ne. Por, në fund, vendimi iu takon lojtarëve”, deklaroi Giresse në konferencë për shtyp.
“Ajo çka mund të bënim ne është se e kemi ftuar. Rregullorja e FIFA-s është që një lojtar mund të bllokohet nëse e zhvillon një ndeshje me Kombëtaren. Unë qeshem me këtë. Por, natyrisht, jam i zhgënjyer me këtë situatë”, përfundoi trajneri i Kombëtares.

Përndryshe, Kurtulus është mbrojtës dhe kishte bartut shiritin e kapitenit te Kosova U-21.
Ai nuk i është përgjigjur ftesës së selektorit, pasi që po përgatitet proceduralisht për t’u bërë pjesë e kampit të shtetit nordik. /Shqip.com