Giorgio Chiellini mungon deri në mars

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka pësuar një lëndim në këmbë që do ta mbaj jashtë fushës për disa javë, transmeton Shqip.com.
“Zonja e Vjetër” e ka konfirmuar se 37-vjeçari ka probleme muskulore në këmbën e majtë.
“Giorgio Chiellini iu nënshtrua disa skanimeve, që treguan se mbrojtësi ka pësuar një lëndim”, thuhet në njoftim.
Mbrojtësi luajti nga minuta e parë në fitoren kundër Hellas Verona, por u detyra të largohet nga fusha në minutën e 75-të.
Sipas mediave italiane ai do të mungojë së paku 20-të ditë.
Kapiteni i Juventusit do t’i humbas ndeshjet kundër Sassuolos në Kupën e Italisë, Atalantas, Empolit dhe Torinos në Serie A dhe ndeshjen kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve.
Chiellini mund të rikthehet në ndeshjen kundër Spezias në Serie A.
Këtë stinor ai ka zhvilluar 16-të paraqitje, 13-të prej tyre në ligën e Italisë.
Te Juventusi po ashtu janë të lënduar edhe Federico Bernardeschi, Alex Sandro dhe Federico Chiesa.
Juventusi nuk e filloi mirë këtë stinor, por në nëntë ndeshjet e fundit ka gjashtë fitore.
Skuadra e Massimiliano Allegrit gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 45 pikë nga 24 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com