Ghetto Geasy emocionon me fjalët për Marinën, tregon se pse nuk i ka dedikuar këngë
Publikuar:
(06.02.2023 11:12:16)

Getoar Selimi i njohur me emrin artistik, “Ghetto Geasy” ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” të cilin e moderon kunata e tij, Luana Vjollca.
I gjendur përballë sfidës së këngëve dhe hiteve, Getoar Selimi është pyetur se cila është muza e tij.
Artisti është përgjigjur që muza e tij është gruaja e tij, Marina të cilës nuk ka mundur t’i dedikoj ende një këngë.
“Për t’i dedikuar dikujt ndonjë këngë, kënga duhet të jetë shumë e mire dhe unë ende nuk e kam arritur këtë, dhe kur jemi tek muzat, muza ime është gruaja ime”, tha Ghetto Geasy.
Getoar Selimi dhe Marina Vjollca tashmë janë edhe prindër të një vajze.
/Shqip.com