Rozë

Getinjo zbulon katër arsyet e hyrjes në Big Brother VIP Kosova

Reperi i njohur Getinjo, ka treguar arsyet që e kanë bërë atë t’i bashkohet Big Brother VIP Kosova.

Ai gjatë një diskutimi me banorët, tha se ka shkuar aty për të dëshmuar që ai nuk është i pa edukatë, “siç e shohin njerëzit në versionin e parë”.

E gjithashtu, tha se ka shkuar aty për të pushuar e për të sfiduar vetën larg internetit.

Banorët brenda shtëpisë do të qëndrojnë për 100 ditë, ku do të përballen me sfida e debate të mëdha, për të fituar çmimin e madh.

/Shqip.com