Getinjo ironizon me Xhulin: Isa Boletini t’ka bo t’fala
Publikuar:
(14.03.2023 21:19:30)

Në javën e fundit të spektaklit ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, janë rikthyer në shtëpi.
Reperi Getinjo, me t’u rikthyer, ka filluar të bëjë shaka me banorët.
Ai i tha Vedatit se me veturë e kishte sjellë në Big Brother Vip Kosova një shok i babait të tij.
“Këtu me kerr më solli shoku i babait tim, Isa Boletini, e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo, i cili ka ironizuar me Xhulin.
“Të ka bërë të fala Isa Boletini”, i ka thënë pos tjerash, duke qeshur Getinjo-Xhulit.
Kujtojmë që Xhuli kishte thënë se babai i saj ishte në klasë më Azem Galicën.
/Shqip.com