Rozë

Getinjo i bën vetes dhuratë një veturë luksoze

Padyshim që sukseset e Getinjos në skenën muzikore janë të mëdha.

Falë pëlqyeshmërisë së fansave ai ka arritur të jetë edhe një nga emrat më të kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore, ku padyshim edhe fitimi nga to është goxha i madh.

Së fundmi, reperi ka treguar dhuratën luksoze që i ka bërë vetes.

“Bmw M Competition Cabrio” është tipi i veturës që posedon që nga sot Getinjo.

Ndryshe, Getinjo dhe Mozzik javën e kaluar ishin pjesë e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë./Shqip.com