Getafe e arkëton fitoren e parë në La Liga
Publikuar:
(11.09.2022 23:56:13)

Getafe është njoftuar me fitore.
Skuadra e udhëhequr nga Quique Sánchez Flores – ka triumfuar ndaj Real Sociedad me rezultat 2-1.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Enes Unal – në minutat shtesë të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë – vendasit realizuan përsëri – në minutën e 48-të.
Autor i golit ishte Carles Alena.
Në anën tjetër – golin e nderit për mysafirët e shënoi Brais Mendez.
Pas kësaj ndeshje – Getafe gjendet në pozitën e 18-të, me vetëm katër pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Sociedadi – është në vendin e 11-të – me tri pikë më shumë./Shqip.com