Lajme

Gërvalla: Serbia i ka ofruar shteteve afrikane vaksina ruse, armatim rus edhe me ushqime, për ta ç’njohur Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, para deputetëve ka thënë se Serbia i ka ofruar disa shteteve afrikane pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime, për ta ç’njohur Kosovën.

Gërvalla ka thënë se është e qartë që Serbia nuk e ka ndalur asnjëherë fushatën për ç’njohje ndaj Kosovës.

“Përkundrazi dhe pandeminë edhe vaksinimin e ka përdorur për ta intensifikuar. Nga bisedat që kam pasur me ministra të Jashtëm të shteteve të Afrikës kam kuptuar se Serbia ka ofruar pajisje me vaksina ruse dhe me armatim rus e edhe me ushqime”, ka thënë ajo.

Gërvalla në seancën plenare ka thënë se zotimet e Washingtonit nuk janë zbatuar asnjëherë nga Serbia.

“Zotimi që është dhënë në Washington nuk është zbatuar asnjëherë këtë vit. Sa i përket organizatave ndërkombëtare qeveria e ka një strategji se në cila organizata do të aplikojë në afatshkurtër dhe afatgjatë”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla./Shqip.com