Lajme

Gërvalla: Rusia nuk bën agresion vetëm në Ukrainë, ajo është rrezik permanentë për Ballkanin

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po qëndron për vizitë në Austri.

Gjatë vizitës në Austri, ajo ka zhvilluar edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg

Në fjalën e tij pas takimit më Gërvallën, Schallenberg është shprehur se Kosova dhe Austria duhet të investojë edhe më shumë në marrëdhëniet në mes vete.

“Ne duhet të investojmë më shumë në marrëdhëniet tona, presim rezultate konkrete nga forumi ekonomik” ka thënë Schallenberg

Alexander Schallenberg

Ajo më tutje ka thënë se Bota ka ndryshuar që nga data 24 shkurt pas fillimit të luftës në Ukrainë.

“Pasojat e luftës ndjehen edhe në Ballkan, dje kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të tmerrshme, ne jemi të kënaqur që Kosova ka marrë qëndrim shumë shpejtë por duhet të kemi kujdes ndaj mundësisë të destabilizimit të situatës së sigurisë” ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për çështjen e libralizimit të vizave për Kosovën.

“Është e pakuptushme zgjatja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, është obligim i Unionit të Evropian që të gjitha vendet e ballkanit përendimorë ti takojnë Bashkimit Evropian. Unë shpresoj që liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë shumë shpejtë”

Në anën tjetër Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka falenderuar Schallenberg për përkrahjen e tij të në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kosova është shteti që më së shumti ka përkrahje për Bashkimin Evropian. Ne kemi ndërmarrë disa hapa që të afrohemi BE-së. AND-ja e rrugës tonë është Evropa” ka thënë Gërvalla.

Sipas Gërvallës shteti i Austrisë është njëri ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës.

“Shumë qytetarë të Kosovës jetojnë dhe punojnë në Austri, ata na përfaqësojnë neve, Austria ka një emër të shkëlqyer në Kosovë” ka thënë Gërvalla.

Po ashtu Gërvalla është shprehur se Rusia nuk bën vetëm agresion në Ukrainë dhe se ajo është rrezik permanentë për Ballkanin.

Në fund, ajo ka ftuar investitorët nga Austria që të vijnë në Kosovë për të intervistuar.

/Shqip.com