Gërvalla merr pjesë në takimin e Komisionit ministror të Kartës së SHBA-së

Ministrja e Punëve të Jashthme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, do të marr pjesë të mërkurën në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë takim do të diskutohet lidhur me sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore, me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kësaj karte.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet lidhur me sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kësaj karte”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, Ministria ka bërë të ditur se pjesë e takimit do të jenë edhe ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të Kartës së Adriakut dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar./SHQIP.com