Sport Shqiptar

Gërvalla mbetet pa medalje, zë vendin e pestë

Karateistja kosovare, Albulena Gërvalla, ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Ajo humbi në repesazh, duke nxënë kështu vendin e pestë.

Karateistja jonë pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.

Raundin e parë, Gërvlla e kaloi pa luftë.

Derisa, karateistja fitoi në çerekfinale ndaj francezes, Assma Charif, kampione botë për U-21.

Pas fitores në përballjen e parë, Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania, Abouriche Louiza, në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg.

Sipas Komitetit Olimpik të Kosovës në këtë humbje ndikoi edhe një lëndim që pësoi garuesja.

Ekipi mesdhetar i Kosovës do të përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor deri më 6 korrik 2022, do të mbahen në qytetin e Oranit të Algjerisë.

Kurse, sot do të garojnë edhe Elhami Shabani dhe Adelina Rama./Shqip.com