Gërvalla ngatërron flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë
Publikuar:
(08.09.2021 15:12:25)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Gërvalla i ka uruar ditën e pavarësisë Andorrës, por që në vend të flamurit të këtij shteti, e ka vendosur flamurin e Moldavisë.
Por, pas gjysmë ore, në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është fshirë urimi ku vihet re gabimi dhe është bërë zëvendësimi i flamujve.

Kjo nuk ishte hera e parë që Gërvalla kishte bërë huqje, pasi që më herët kishte ngatërruar flamurin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara me atë të NATO-s./Shqip.com