Gërvalla i reagon Borrellit: A po bëni thirrje për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili dje deklaroi se është shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës.
Pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore, Borell kritkoi Kosovën.
Borrell, arrestimet e serbëve i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.
Gërvalla ka shpërndarë postimin e tij në Twitter dhe e ka pyetur nëse BE-ja po bën thirrje që të mos ndëshkohen ata që kanë sulmuar pjesëtarët e NATO-s.
Borrell reagon ashpër pas arrestimeve në veri dhe marshimit të FSK-së në jug “A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka pyetur Gërvalla.
Is the EU calling for impunity for those who attacked NATO?
The police has clear evidence that the person arrested today participated in attack against NATO on 29 May.
The arrest took place based on Art.71 of Kosovo’s Criminal Procedure Code so there’s nothing extra-judicial. https://t.co/LSqvIHrvf0
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 23, 2023
Gërvalla ka thënë se arrestimi i djeshëm, është bërë në bazë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës dhe se s’ka asgjë “jashtëgjyqësore”.
/Shqip.com