Gërvalla e shpall “non-grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të premten ka shpallur një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut si person “Non-grata”, përcjell Shqip.com.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një postimi në Tëitter.
Përmes njoftimit, pas këtij vendimi, MPJD deklaroi se Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./SHQIP.com
Today, FM @gervallaschwarz declared persona non grata a Russian official of the @UNMIKosovo Office in Prishtina. #Kosova stands with its allies to act against malign actions that endanger #Kosova’s national security and constitutional order.
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) December 31, 2021