Lajme

Gërvalla dhe ambasadori austriak flasin për integrimet evropiane

Ministrja Gërvalla pret në takim ambasadorin Weidinger dhe udhëheqësin Bílek

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur të enjten në takim të përbashkët ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe udhëheqësin e Misionit të Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Ky takim vjen si vazhdimësi e iniciativës së grupit trepalësh Austri, Çeki dhe Sllovaki për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në politikat, programet dhe aktivitetet e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të avancojnë në rrugën drejt integrimit evropian.

May be an image of 7 people, people sitting and people standing

“Palët diskutuan lidhur me fushat në të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për mbështetje më të madhe nga BE-ja”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

“Në këtë kontekst u përmendën procese dhe projekte që u sjellin përfitime direkte qytetarëve siç është lëvizja pa viza në rajon, agjenda e gjelbër, transporti, inovacioni, programet për të rinj, arsimi dhe programet për shkëmbime, komunikimi strategjik, siguria dhe stabiliteti në rajon e shumë fusha të tjera”.

Ministrja Gërvalla shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të qenë pjesë aktive në iniciativat që i trajtojnë si të barabarta vendet e Ballkanit Perëndimor, ku është e përfshirë BE-ja dhe nga të cilat përfitojnë qytetarët./SHQIP.com

May be an image of 5 people and people standing