Lajme

Gërvalla bën thirrje që bota të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është nisur për në Paris.

Atje do të mbahet “Forumi i Paqes”, për të cilën Gërvalla thotë se bota duhet të qëndrojë së bashku kundër kërcënimeve për ta mbrojtur paqen.

“Rrugës për në Paris. Forumi i Paqes në Paris është edhe më i rëndësishëm në kohët kur Evropa dhe bota po sfidohen nga kërcënimet e shumta nga ata që kërkojnë konflikt dhe luftë. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

/Shqip.com