Lajme Botë

Gerhard Schroder humb privilegjet

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder pretendon se i takon një zyrë dhe staf i financuar nga shteti. Por Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.

Lidhjet e ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroder me Kremlinin dhe Vladimir Putinin janë të thella. Politikani dhe ish-kancelari socialdemokrat gjerman në periudhën 1998-2005 e ka mbrojtur në të kaluarën në shumë raste mikun e tij rus Vladimir Putin, duke pretenduar se ai është “100% demokrat”.

E kjo nuk është në përputhje me politikën gjermane dhe perëndimore, në veçanti pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Ish-kancelari tani mund ta apelojë këtë vendim. Avokatët e tij sqaruan se klienti i tyre nuk dëshironte të dilte para gjykatës, por i është pamundësuar që këtë problem ta zgjidhë përmes bisedave.

Gerhard Schroder ka pas vetes edhe një procedurë për përjashtimin nga partia e nisur nga dega e tij lokale e SPD-së. Krerët e partisë, megjithatë, vendosën që ish-kancelari dhe ish-kryetari i socialdemokratëve mund të qëndrojë në parti me shpjegimin se “ai nuk e ka dëmtuar partinë”.

Kjo çështje ka rindezur debatin edhe rreth rregullave aktuale. Zyra e Gerhard Schröder, pavarësisht se ai ka të ardhura prej miliona euro nga aktivitetet për koncernet shtetërore ruse, është paguar nga paratë e taksapaguesve në vlerë prej 419.000 euro në vitin 2021. Por edhe më e shtrenjtë se Schroder është pasardhëjsa e tij, Angela Merkel. Zyra e saj me nëntë punonjës kushton 648.000 euro në vit.

/Shqip.com