Gerard Pique thyen heshtjen, flet pas ndarjes me Shakirën

Futbollisti Gerard Pique është shumë i përfolur kohëve të fundit për ndarjen me Shakirën.
Ai ka folur për herë të parë pas ndarjes duke përmendur fëmijët e tij.
“Të gjithë kanë përgjegjësinë të përpiqen të bëjnë atë që është më e mira për fëmijët e tyre. Kjo është ajo në të cilën jam fokusuar dhe kjo është puna ime si baba”, tha ai.
Ai doli publikisht me të dashurën 23-vjeçare Clara Chia Martí vitin e kaluar, tha se është “shumë i lumtur”.
Pique vazhdoi: “Njerëzit që i dua dhe kujdesem janë ata që më njohin. Pjesa tjetër nuk është e rëndësishme për mua. Unë harxhoj energjinë time për të qenë me të dashurit e mi dhe për t’u dhënë atyre atë që kam. Jam shumë i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe kam ditur të ruaj lumturinë.”
Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre në qershor të vitit 2022 pas 11 vitesh së bashku.
/Shqip.com