Gerard Pique – mbrojtësi me më së shumti gola në Ligën e Kampoionëve

Gerard Pique është bërë qendërmbrojtësi me më së shumti gola në historinë e Ligës së Kampionëve.
Shtatëgjati e shënoi golin e vetëm në fitoren që Barcelona e shënoi ndaj Dynamo Kyiv, shkruan Shqip.com.
34 vjeçari, është autor i 16 golave në këtë kompeticion, aq sa ka edhe Roberto Carlos, ndërsa një më pak e ka Sergio Ramos.
Pique, është katër herë fitues i Ligës së Kampionëve, ndërsa ky rekord veçse e pasuron CV-në e tij individuale.

Numri tre i blaugranëve, këtë seozn ka pasur një vëmendje të veçantë, pasi pranoi që të ulte pagën e tij në mënyrë drastike, në mënyrë që Barca të ishtë në gjendje të i regjistronte Memphis Depay dhe Kun Aguero si futbollistë të ekipit të parë.
Ai është transferuar në “Camp Nou” në vitin 2008 dhe që nga atëherë ka fituar çdo trofe të mundshëm, si në nivel ekipi ashtu edhe më kombëtare.
Për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona i kishte paguar Manchester United, vetëm pesë millionë euro./Shqip.com