Sport Ndërkombëtar

Georgina në Katar, pozon pranë tortës interesante (FOTO)

Gruaja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka shkuar në Doha me fëmijët e saj për të mbështetur portugezin në Kupën e Botës.

Në Katar, Georgina u prit me një dhuratë, tortë ku është paraqitur Ronaldo në formën e kombëtares portugeze. Lartësia është rreth 1.5 metra.

Në këtë tortë përshkruhej vetë Rodriguez dhe fëmijët e tyre, pra e gjithë familja.

/Shqip.com