Gentiana Beqa u shpall “Kampione e Mesdheut”, fiton dy medalje ari brenda ditës
Publikuar:
(14.11.2022 16:08:13)

Gentiana Beqa vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare, shkruan Shqip.com.
Beqa së fundmi u shpall “Kampione e Mesdheut”.
Kampionia nga Kosova rrëmbeu dy medalje ari brenda një dite në dy disiplina “Woman’s wellness Open” dhe “Master Woman’s Wellness 35 years Over”.



Ndryshe, ajo e ka fituar medaljen e artë në garën botërore “World Fitness Women’s Championships” në tetor të këtij viti.
Bodibilderja e suksesshme kosovare ia doli të shpallet kampione botërore falë fizikusit të saj të përkryer në një konkurrencë mjaft të fortë.
Në këtë garë, sportistja nga Gjakova e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi.
/Shqip.com