Gentiana Beqa shkëlqen për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanit, shpallet kampione në “Fitness Senior Women”s Wellness”

Kampionati Ballkanik i Bodybuilding & Fitness, u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut, njofton Komitit Olimpik Shqiptar, shkruan Shqip.com.
Edhe në këtë Kampionat, shkëlqeu gjakovarja Gentiana Beqa e cila e përfaqëson Shqipërinë.
Ajo u shpall kampione në kategorinë “Fitness Senior Women”s Wellness”.

Rezultatet e arritura për Shqipërinë janë: 5 medalje ari, 2 argjendi dhe 1 bronzi.
Rezultatet:
Marjan Hoxhaj
Kampion në kategorinë e fitnesit “Men’s Physique Junior” dhe kampion absolut në kategorinë “Junior Men’s Physique Over All”
Armand Marku
Kampion në Men’s Bodybuilding Master 40-49 years dhe nën Kampion në kategorinë “Master Men’s Bodybuilding Over All”
Gentiana Beqa Kampione në kategorinë “Fitness Senior Women”s Wellness”
Bruno Nuho
Kampione në kategorinë Men’s Bodybuilding Senior -70 kg
Edmond Met’hasani
Nën Kampione në kategorinë “Senior Men’s Classic Physique”
Irdi Kashari
Vendi i tretë në kategorinë “Senior Men’s Physique -173 cm”
/Shqip.com