Rozë

Genta tregon se kur do ta bëjë publike gjininë e binjakëve

Genta Ismajli dhe Usta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli shumë shpejtë pritët të bëhet nënë për herë të parë.

Genta është në pritje të ëmbël të binjakëve ku para pak çastesh në Instagram ka njoftuar se nesër do ta bëjë të ditur gjininë e bebeve në kanalin zyrtarë në Youtube.

“Jam shumë e lumtur që nesër do të ndaj me ju në ora 18:00 në kanalin tim zyrtar në Youtube gjininë e fëmijëve të mi, për herë të parë një emocion që nuk gjej dot fjalë të përshkruaj se si po ndihem unë. Të faleminderit Zot”, ka shkruar Genta në mbishkrimin e imazheve ku shihet bashkë me partnerin e saj.

Kujtojmë se, çifti kanë më shumë se dy vite që janë në lidhje.

Ndërkohë, kënga e fundit e Gentës është “Level Up” në bashkëpunim me Feron, që erdhi në fillim të këtij viti. 

Projekti deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në platformën “Youtube”./SHQIP.com