Genta Ismajli bëhet nënë për herë të parë
Publikuar:
(21.01.2022 20:29:02)

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Genta Ismajli është bërë nënë për herë të pare.
Ajo dhe i dashuri i saj Huseyin Usta janë bërë prindër të një vajze dhe një djali.
Kjo u bë e ditur nga një burim për Koha.net, ku kanë thënë së ajo ka disa ditë që ka lindur binjakët dhe dëshirojë që t’i mbajnë larg mediave.
“Genta po mundohet t’i mbajt fëmijët sa më larg mediave. Fokusi i saj momental është tek kënga që ajo ka publiku, këngë kjo që është realizuar kohë më parë gjatë shtatzënisë se saj. Ajo dhe fëmijët kanë një shëndet shumë të mirë për momentin”, tha burimi i afërt me këngëtaren.

Burimi gjithashtu tha së kënga që sapo është publikuar është realizuar gjatë shtatzënisë së këngëtares./SHQIP.com