Sport Ndërkombëtar

Gazetari amerikan pyet për pankartën me hartën e Kosovës, futbollisti serb nuk përgjigjet (VIDEO)

Serbët nuk e humbin asnjë mundësi, as në eventet sportive të “luftojnë“ shtetësinë e Kosovës dhe kështu bënë edhe në prag të ndeshjes me Brazilin, kur në dhomën e tyre të zhveshjes, kur në flamurin e tyre kishin vendosur edhe hartën e Kosovës, në të cilën shkruhej: “Nuk dorëzohemi”.

Gazetari amerikan, Neil Barker, e ka pyetur futbollistin serb, Marko Grujic, për pankartën me hartën e Kosovës,

Por, pasi gazetari amerikan pyeti për skandalin në fjalë, ekipi i kombëtares serbe refuzoi të përgjigjet duke thënë se në konferencë do të flasin vetëm për ndeshjen të cilën do ta luajnë kundër Kamerunit.

Lidhur me skandalin në fjalë, kanë reaguar institucionet e Kosovës duke i kërkuar FIFA-s që të marrë masa.

E sot me anë të një njoftimi, Shtëpia Botërore e Futbollit, e akuzoi Serbinë për ngacmim.

/Shqip.com