Lajme

Gazetarët bëhen me avokat nga AGK-ja

Ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka vendosur që Sami Brajshori të jetë avokat.

Kështu ka njoftuar AGK-ja përmes një njoftimi.

“Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të z.Brajshori deri në fund të këtij viti kalendarik”, thuhet në njoftim.

Avokati, Sami Brajshori 

“Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK”.

Shqetësimet apo kërkesat për konsultime AGK thotë se  mund t’i adresoni në këtë e-mail: [email protected]”. /Shqip.com