Lajme

Gazeta çeke: Hap historik, Presidenti Pavel konfirmon ambasadorin në Kosovë

Foto ilustruese

Republika Çeke ka një ambasadë në Prishtinë, por asnjëherë më parë në pesëmbëdhjetë vitet e pavarësisë së Kosovës, nuk e ka drejtuar këtë zyrë një diplomat me titull të plotë. Kjo tani do të ndryshojë.

Politika e jashtme çeke po përballet me një ndryshim historik. Për herë të parë ndonjëherë, Praga do të dërgojë një ambasador me të kompetenca të plota në Kosovë. Që të ndodhë kjo, deri më tani kanë penguar me kundërshtim, “tandemi” i dy ish-presidentëve, Vaclav Klaus dhe Milos Zeman.

Republika Çeke e njohu Kosovën në vitin 2008, kur vendi shpalli pavarësinë. Por ishte gjithmonë një çështje e ndjeshme – për shkak të mosmarrëveshjes me Serbinë dhe si rrjedhojë, lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë.

“Presidenti është i gatshëm ta ndërmarrë këtë hap”, tha Eva Hromadkova nga ekipi për komunikim me media të presidentit. Përgjigja e saj pasoi pyetjen e gazetës “Seznam Zprav”, nëse presidenti Petr Pavel do të emëronte një ambasador për Kosovën. Formalisht, është pushteti i presidentit

Të mërkurën, sipas informacioneve të gazetës “Seznam Zprav”, qeveria diskutoi emrin e ri të diplomatit që do të bëhet ambasadori i parë i emëruar ndonjëherë në Prishtinë.

Gazeta “Seznam Zpravy” e di emrin, dhe ai është një diplomat me karrierë të gjatë, i cili gjithashtu ka përvojë në postin e ambasadorit.

“Situatë absurde”

“Ne nuk komentojmë detajet e emërimit të ambasadorëve”, tha Daniel Drake, një zëdhënës. Në terma të përgjithshëm, megjithatë, ai deklaroi se Pallati “Çernin” përpiqet të vendosë marrëdhënie me Kosovën në nivel ambasadori. Kjo do të thotë gjithmonë një seancë “të shëndetshme” pa pyetje të rënda.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka mbajtur prej kohësh qëndrimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën në nivelin më të lartë, pasi është e nevojshme të korrigjohet situata absurde ku Çekia njeh pavarësinë e Kosovës, ka një ambasadë në vend, por të mos ketë një ambasador,” i tha zëdhënësi Drake, gazetës “Seznam Zpravam”.

Në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë ka një situatë paradoksale. I gjithë Bashkimi Evropian, 27 vendet anëtare, përfshirë Republikën Çeke, përfaqësohen me rolin e ambasadorit nga diplomati Tomas Szunyog. Megjithatë, vetë Republika Çeke ka atje vetëm një diplomat të ri, të ngarkuarin me punë, Pavel Bílek, që nga viti 2018. Ai tashmë po shërben atje.

Njohja e Kosovës tashmë ishte kundërshtuar nga presidenti Vaclav Klaus, i ndjekur nga Milos Zeman. Kështu, asnjë ambasador nuk mund të mbajë detyrën pa pëlqimin e kreut të shtetit. “Ministri i Punëve të Jashtme i propozon qeverisë një ambasador, pas miratimit propozimi i paraqitet për nënshkrim Presidentit të Republikës, i cili emëron ambasadorin me kundërnënshkrim, d.m.th nënshkrimin e Kryeministrit”, përshkruan procedurën, pallati “Çernin”, procesin e emërimit të ambasadorëve në faqen e saj të internetit.

Në të kundërt, një diplomat me gradën e të ngarkuarit me punë emërohet nga ministria dhe nuk ka nevojë për miratimin e presidentit.

Ish presidenti Zeman e refuzoi emërimin e ambasadorit për Kosovën dhe madje ua kaloi edhe serbëve me deklarata të nxehta në drejtim të Prishtinës. Në vitin 2019, kur presidenti Zeman dukej se ishte në kulmin e fuqisë së tij politike, ai madje i premtoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, se do të diskutonte me qeverinë e vet, nëse do të ishte e mundur “ç’njohja” e Kosovës. Në fund, kjo nuk ndodhi.

Përpjekjet për pajtim

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova i përkiste Serbisë, por në vitin 2008 shpalli pavarësinë me mbështetjen e Perëndimit. Megjithatë, Serbia ende e konsideron atë si territor të saj. Shumica e shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë Republikën Çeke, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ka edhe vende të BE-së si Sllovakia, Spanja dhe Greqia që nuk e kanë bërë këtë – për shembull për shkak të problemeve të tyre të brendshme me tendencat separatiste. As Kina nuk e njeh Kosovën.

Në veçanti, Bashkimi Evropian është shumë i përfshirë në Kosovë dhe po përpiqet të sjellë pajtimin ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Muajin e kaluar, Vuçiq u takua në terren neutral në Shkup të Maqedonisë së Veriut, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Javën e kaluar në Hagë filloi edhe gjyqi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre drejtuesve të tjerë të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë kryengritjes për pavarësi nga Serbia.

Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit për shkak të procesit gjyqësor, dhe deklaroi në gjykatë se ndihej i pafajshëm.

/Shqip.com