Kulturë

“Gate Club” hapë dyert në Prishtinë, mbledh artistët shqiptar e botëror

Klubi më i ri në Prishtinë “Gate Club” është hapur të mërkurën e kaluar.

Dj me famë botërore Mahmut Orhan u përkujdes që ta bëjë natën e parë të paharruar për të ftuarit.

View this post on Instagram

A post shared by Gate Club (@gateclub__)

Lidhur me lokacionin, artistët që do përformojnë dhe ditët kur do jetë klubi i hapur për të rinjtë e kryeqytetit ka folur për Shqip.com edhe pronari i diskotekës Shkamb Vokshi.

“Kena me punu mërkure, premte ,shtune, këtë javë të mërkurën është Yll Limani, të premten kemi hip-hop dhe të shtunën është Butrint Imeri”, tha Vokshi.

View this post on Instagram

A post shared by Gate Club (@gateclub__)

Ai ka theksuar se vera do jetë e dedikuar për të rinjtë që e duan muzikën , ku do ketë artistë të shumtë shqiptar e botëror që do kujdesen për atmosferën.

Me një lokacion perfekt, larg banesave dhe qytetit, “Gate Club” ofron për ju vendin ekskluziv për të kaluar një natë të zjarrtë përplot argëtim.

“Gate Club” gjindet në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë, kilometri i parë mbrapa ETC./Shqip.com